Ka rezultuar një fitore më e lehtë nga sa ishte menduar dhe Inter tani shpreson në ndonjë hap fals të Romës dhe Lazios, në mënyrë që të kalojë të paktën njërën dhe të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Inter është rikthyer te fitorja pas humbjes dramatike me Juventus, duke mposhtur bindshëm Udinese me rezultatin e pastër 4-0.Ranocchia zhbllokoi rezultatin pas disa mundësive të pastra të humbura nga Perisic dhe Candreva.
Dy gola të Rafinha dhe Icardi pak përpara fundit të pjesës së parë ka vulosur triumfin e Inter në Dacia Arena me 45 minuta të tjera për t’u luajtur.
Pas pushimit Udinese detyrohet të luajë me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Fofana, i cili bën një ndërhyrje të rëndë ndaj Perisic. Goli i katërt u shënua nga Borja Valero në minutën e 71’.