17 vjeçari polak Maciej Domagala është fituesi i çmimit të edicionit të parë të Konkursit Ndërkombëtar “J’adore Chopin” (Unë e adhuroj Shopenin), i cili ka ulur siparin mbrëmjen e së enjtes në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Një natë finale plot surpriza, me pejsëmarrjen e qindra pianistëve të rinj nga Shqipëria dhe e gjithë bota.
“Juria ka mbetur në përgjithësi e kënaqur. Mendoj që shërben për të kuptuar më mirë shpirtin e interpretimit të një muzike që është evropiane, që është botërore, që festohet në të gjithë botën. Të merresh me një nivel të lartë të muzikës, sigurisht që u bën mirë të gjithëve: ky ballafaqim, këto vlerësime, që bën një juri, ku shumica e tyre vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe shikojnë nivelin e shkollës sonë. Mendoj që edicionet e saj shërbejnë për të rritur nivelin më tepër dhe për të qenë më dinjitozë me talentet tona, që nuk i mungojnë Shqipërisë.”, - thotë Zhani Ciko, ideator dhe drejtues i “J’adore Chopin”
Mes çmimeve të ndara vlen të përmendim edhe çmimin e dytë dhe atë të tretë, përkatësisht Ilaria Picci dhe Giulia Loperfido, që vijnë nga Italia. Ndër pjesëmarrësit më të vegjël në moshë në këtë konkurs ishte ajo e 8-vjeçarit japonez, Ei Fujimori, i cili u vlerësua me çmimin e parë të Kategorisë së Parë.
“Kam tre vjet që luaj në piano. Kompozitori që pëlqej më tepër është Mozart. Luaj dy deri në katër orë çdo ditë në piano. Studioj në shkollë në Gjermani, në Dusseldorf.”, - thotë Fujimori.
Vlerësimi i pianistëve të rinj është bërë nga një juri ndërkombëtare me profesionistë të muzikës nga Gjermania, Franca, Italia dhe Polonia. Konkursi “J’adore Chopin” (Unë e adhuroj Shopenin) është mbajtur nga 1 deri më 6 mars me rastin e 215-vjetorit të lindjes së Frederik Shopen dhe 30-vjetorit të Shoqatës që mban emrin e tij.
B.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.9%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Tingujt e flautit' ne Lezhë, 15 vjeçarja mbush sallën! Ester Shema solli emocione të rralla për publikun
21 Prill 2024, 19:01
-
1971, ja si i mbajti regjimi i Enver Hoxhës turistët francezë nëpër Shqipëri! Esencë-Report Tv
31 Mars 2024, 21:04
-
32 vite mungesë, rikthehet Orkestra Simfonike e Shkodrës
12 Prill 2023, 17:37
-
Dashuria për pianon dhe jeta me një maestro si Zhani Ciko, Rudina Ciko rrëfen në ‘Esencë’ pasionin: Fatlume, muzika më qetëson mendërisht
18 Janar 2023, 20:31
-
"Motit", Rovena Dilo fiton çmimin e karrierës në Festivalin e RTSH-së me këngën që shkroi vetë, Ciko për fituesin e Eurosong: Publiku është në provë!
22 Dhjetor 2022, 23:36
-
Maestro Zhani Ciko rrëfen në 'Esencë' periudhat e jetës që kanë dashur guxim: Gjithmonë kam llogaritur dështimin
23 Nëntor 2022, 19:10
-
Arti në Zi! Ndahet nga jeta Sherif Merdani! Rama: Lamtumirë! Meta: Vuajti pse guxoi të jepte një dritë shprese! Basha: Zëri i tij kumboi fort në errësirën e regjimit
29 Gusht 2021, 18:59
-
Shuhet Agim Krajka/Tekstshkruesi i këngës ‘Lemza’: Ishte kompozitor i rinisë edhe fizarmonicist virtuoz (VIDEO)
2 Mars 2021, 16:43
-
Homazhet/Lamtumirë kolosit të muzikës, artistët: Avni Mula, themeluesi i fundit i institucioneve tona muzikore! (VIDEO)
30 Tetor 2020, 16:42
-
Opera/ Dirigjenti Zhani Ciko: Duhet bërë ligj për sponsorizimet në art dhe statusin e artistëve!
26 Shtator 2020, 17:41
-
'Pandemia' dominon Bienalen e Karikaturës, 120 mjeshtra marrin pjesë në aktivitetin në Pogradec (VIDEO)
20 Shtator 2020, 20:20
-
Përkujtohet ‘nëna’ e 268 fëmijëve, Evanthi Ciko, aktorja Tinka Kurti rrëfen porosinë që i ka dhënë!
13 Korrik 2020, 16:33