Shqiptarët nuk e mbështesin Sali Berishën në sulmet e tij ndaj drejtësisë. 74.5% e qytetarëve të anketuarve në sondazhin e Report Tv, mendojnë se Sali Berisha duhet të ishte paraqitur në SPAK për t’u përballur me drejtësinë për dosjen e ish kompleksit Partizani edhe pa një autorizim paraprak nga Kuvendi.
Për analistin Poli Hoxha, Sali Berisha tashmë ka dy rrugë, ose të kërkojë azil politik, duke qenë akuzon qeverinë, ose që të shkojë në SPAK. Sipas analistit, mundësia më e mirë është të shkojë në SPAK dhe në këtë mënyrë nëse procesi ndaj tij është antikushtetuese, ai ka mundësi të dalë më i fuqishëm.
‘Berisha ka zgjedhur një rrugë politike. Pengimi i drejtësisë mund të sjellë ndonjë akuzë të re. Berisha ka dy rrugë, ose atë të një azili politik, pasi kështu si po e shtron, le të të kërkoj azil ose të shkojë në SPAK. Nëse e kanë bërë procesin ndaj tij në mënyrë antikushtetuese aq më mirë për Berishën. Dil i pafajshëm se del 100 herë më i fuqishëm, s’ka rrugë tjetër. Shko siç shkojnë gjithë te tjerët.’- tha Hoxha.
Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Poli Hoxha tha se me këtë opozitë, mazhoranca aktuale fiton jo mandatin e katërt, por edhe 15 mandate. Sipas tij Berisha e ka aksionin politik vetëm për interesat e tij personale.
‘Fitojnë me shumicën e pakicës. Sa vjen dhe rritet marzhi i qytetarëve bojkotues që shkon gati 60 e ca %. PS fiton me rreth 40 e ca %. E ka sigurt fitoren me këtë lloj opozitë. PD-ja ka ngelur në vend! Nuk ka alternativë. Berisha flet për hallin e tij. Nuk mund të mundësh Edi Ramën me këtë lloj opozite. Jo 4 mandate, por 15 mandate mund të rrijë me këtë ‘stausquo’. Që kur u shpall non grata, nuk pamë asnjë riorganizim të PD-së. Asnjë hapje asnjë figurë të re, e përdori për qëllime të veta. Dështime në zgjedhjet e 14 majit. Humbi Kukësin, Rrogozhinën dhe të gjitha këto tregojnë se nuk ka pasur frymën për opozitë. Kjo ka qenë një lëvizje personale që në fillim për non gratën.’- tha Hoxha.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.7%
-
Të gabuar
55.9%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin
20 Janar, 16:20
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha sulmon Dumanin pasi doli nga SPAK: Altin Lala do përfundojë në koshin e plehrave! Militantët e braktisin
20 Janar, 07:23
-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet nesër në SPAK, 'mobilizon' militantët në protestë! Mesazhi për strukturat: SKAP-i vegël e Ramës
19 Janar, 12:11
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04