Në kuadër të 105 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, shoqata e ish policëve në lirim, ka bërë protestë para drejtorisë.
Policët e liruar thonë se ndjejnë dhimbje pasi konstatojnë se në këto 105 vjet të krijimit, organizata e policisë po kalon krizën më të thellë .
/Shqiptarja.com
Policët e liruar thonë se ndjejnë dhimbje pasi konstatojnë se në këto 105 vjet të krijimit, organizata e policisë po kalon krizën më të thellë .
Smajl Elezi, përfaqësues i shoqatës së ish policëve në lirim thotë se “Krenaria jonë është cunguar. Vitet e fundit kemi vënë re një situatë të rëndë ligjore nga çdo standard. Ndjejmë dhimbje, pasi konstatojmë se nga këto 105 vjet, organizata e policisë po kalon krizën më të thellë. Drejtohet nga eprorë të inkriminuar, me njollën më të rëndë, kanbizimin e vendit, ku shefat e policisë u përfshinë në trafiqe narkotike”.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

VIDEO







