Një vrasje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Poliçanit, ku ka humbur jetën Behar Bregu, 66 vjeç, banues në lagjen "Kalluç". Autori i vrasjes Nexhip Pano,32 vjeç është arrestuar nga policia. Vrasja ka ndodhur në lagjen ku banonte viktima. Burime nga policia e Beratit bëjnë me dije se shkak i kësaj ngjarje ka qenë një sherr mes dy fqinjëve për t'u ulur në stolin e lulishtes së kësaj lagjeje, poshtë pallatit. Dëshmitarët i thanë policisë së Beratit se autori i krimit herë pas herë është kuruar nga depresioni dhe sëmundje mendore. Kjo është vrasja e dytë brenda 24 orëve që vjen si rrjedhojë e një sherri banal. Një natë më parë, në fshatin Ploç të Vlorës, fqinji vrau fqinjin me thikë pas një konflikti për pronën. 

Autori ndjen pendesë
Autori i krimit Nexhip Pano, është arrestuar nga policia në banesën e tij, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë rezistencë. Gjatë marrjes në pyetje autori i krimit ka shfaqur pendesë, duke treguar të gjithë dinamikën e krimit. Sipas tij, gjithçka ka nisur pas një konflikti për të ulur në një stol, ku luhej në mbrëmje domino. Mes Bregut dhe Panos ka pasur një konflikt verbal dhe më pas Nexhip Pano, është larguar në banesën e tij, duke marrë një thike dhe është rikthyer sërisht në vendin ku luanin të moshuarit domino. Ai e ka sulmuar me thikë 66-vjeçarin duke e qëlluar me thikë.

Doja vetëm ta trembja
Ngjarja e rëndë është parë nga disa persona të cilët, edhe pse kanë tentuar të ndalin 32-vjeçarin nga sulmi i tij, e kanë pasur të pamundur. Nga goditjet me thikë Nexhip Pano, ka mbetur i vdekur në vend, duke mos pasur mundësi të transportohet nga të pranishmit në spital. Në vendgjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë së Beratit të cilat kanë nisur gjatës mesnatës marrjes në pyetje të personave që kanë qënë të pranishëm dhe vetë autorit të krimit. Ky i fundit ka treguar, se krimin e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër dhe se nuk ka dashur ta vrarë viktimën por vetëm ta frikësonte. Pano ka rëfyer se Bregun e ka pasur në lagje dhe se me të gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë debat. Nga ana tjetër dhe dëshmitarët kanë treguar të gjithë dinamikën e konfliktit mes dy personave. Tashmë dëshmitë e tyre janë administruar në dosjen penale kundër Nexhip Panos.Pritet që brenda kësaj jave ky i fundit të dalë para gjykatës së Beratit ku do të njihet me masën e sigurisë “arrest me burg”.


Autori i vrasjes Nexhip Pano
(Autori i vrasjes Nexhip Pano)

Behar Bregu
(Viktima Behar Bregu, 66 vjeç)

vrasje polican
Vendi ku ndodhi krimi

vrasje polican



Redaksia Online
XH.K/shqitarja.com