POLIÇAN -  Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur ndërsa ishte duke punuar në një magazinë në repartin e Verpolit në Poliçan. Gjatë pastrimit në këtë magazinë, një punë rutinë e përditshme e tyre, një kapsollë ka shpërthyer duke plagosur tre ushtarët.

27-vjeçari Lumtir Gjata u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa Mariglen Cela 26 vjeç dhe Marin Xhini 27 vjeç pasi morën mjekim lanë ambientet e spitalit të beratit.
 
Pasditen e kësaj të marte, gjatë punës që po kryenin këtë ushatarakë për pastrimin e terrenit në ambientet e repartit, ka pasur një shpërthim të papritur të një sasie baruti.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ushtarët ndodhen jashtë rrezikut dhe pa shqetësime. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)