BERAT – Gjykata e Beratit pritet të japë nesër masën e sigurisë për grupin e vëllait të kreu të bashkisë Polican, që u kap me 19 kg marijuanë.
Burime të “Shqiptarja.com” bëjnë të ditur se prokuroria do të kërkoi arrest me burg për Artur Zotkaj dhe të arrestuarve të tjerë të grupit.
Kërkesa e prokurorisë është depozituar në Gjykatën e Beratit këtë të dielë. Prokuroria kërkon mbajtjen e të akuzuarve në burg deri në përfundim të hetimeve pasi kemi të bëjmë me arrestim në flagrancë.
Hetimet për grupin e Zotkajt nisën më 9 shtator dhe u mbyllën më 17 shtator ku Forcat Speciale dhe agjentët e antidrogës, kanë arrestuar vëllanë e kryebashkiakut.
Përgjimet dhe ndjekja operative në teren ka zbardhur të gjithë planin e këtij grupi kriminal, që zotëronte sasinë e drogës. Në këtë grup është i përfshirë dhe një shtetas Italian me emrin Fabricio.
Policia ndërhyri duke sekuestruar lëndën narkotike në momentin që po përpunohej në një ambient biznesi në lagjen “Xhenio” në qytetin e Poliçanit, që është në pronësi të Artur Zotkaj.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com