MAQEDONI E VERIUT- Policë kartoni në rrugë? Po, kjo tani më është fakt dhe është vendosur në rrugët e Maqedonisë se Veriu. Qëllimi është vetëm një, që shoferët ‘të tremben’ dhe të ulin shpejtësinë dhe parandalimin e aksidenteve.
“Ka filluar një projekt i ri, ku kemi përgatitur maketë apo model të një polici të rrejshëm i cili është duke matura lëvizjen shpejtësisë së automjeteve me radar me qëllim që të reagojë sadopak te vozitësit që të respektojnë rregullat në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës me qëllim që të parandalohen edhe aksident rrugore që ndodhin”, tregon Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Policia planifikon të sigurojë edhe disa maketa të tilla të kartonit, të cilat do të vendosen në funksion gjatë muajve të verës.
“Policë të këtillë të improvizuar mund të hasësh edhe në rrugë rajonale, por edhe magjistrale. Qëllimi është që të shoferët të ulin shpejtësinë dhe të shmangin aksidentet”, shtoi ai.