Dy efektivë të policisë të kthyer në ‘gjobëvënës’ të qytetarëve duke shpërdoruar detyrën, të cilët u arrestuan dy ditë më parë, kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen te besimi ndaj uniformave blu. Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, thotë se shteti duhet t’i mirëtrajtojë financiarisht policët. Vepra penale që ato kanë kryer nuk justifikohet sipas Rexhepit, po nga ana tjetër kuadri policor nuk duhet të lihet në limitet e varfërisë, thekson eksperti. Megjithatë shton Rexhepi, e nevojshme është që të rritet edhe niveli i rekrutimeve të për efektivët e rinj në policinë e Shtetit.
‘Është një ngjarje e rëndë. Policia bashkiake jo shpesh herë përfshihet në të tilla ngjarje pasi nuk ka edhe shumë kontakte për ngjarje të tilla kriminale. Fakti që përjashtohen policë të korruptuar na lë shije të mirë. Por është e rëndësishme që kur rekruton një kuadër policie është e rëndësishme që të futesh thellë. Policia është një profesion që ka shumë të rëndësishme moralin. Nuk është çudi që ato të kenë bashkëpunuar edhe më herë dhe të kenë rritur dozën e mitmarrjes. Zbulimi u bë nga forcat e rendit. Efektivët duhet të mirëtrajtohen financiarisht. Ai zotëria kishte një kredi për të larë. Kjo nuk e motivon veprën penale, por nuk duhet që t’i lëmë kuadri policor në limitet e varfërisë dhe të tundohen e krijojnë tendenca bashkëpunimi. Nga pikëpamja financiare dune parë më mirë policët dhe sita duhet të vazhdojë. Më vjen mirë për përjashtimet por duhet ngritur steka e kuadrove të policisë. Ka fillime të mira ka bllokime droge, por duhet ngritur pak steka. Është një vepër penale. Paga e tyre është mjerane. Shteti del në pozicion jo pozitiv. Policët nuk kanë akoma sigurim jete! Pjesa trajtimit financiar. Polic nën 1000 euro rrogë nuk duhet të ketë dhe pastaj kërkoju llogari. Është profesion i vështirë.’- u shpreh Rexhepi.
Rexhepi shtoi po ashtu se në çdo komisariat është e nevojshme që të ketë një piskolog.
‘Në çdo komisariat duhet të ketë psikolog stacioner, gjithmonë duhet të ketë psikolog. Prania e psikologut, është e domosdoshme.’- u shpreh Rexhepi.
Duke u ndalur tek rasti i goditje së trafikut të kokainës nga Kolumbia në Frakull të Fierit, përmes portit të Pireut dhe Tivarit drejt Shqipërisë, eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi shprehet se kokainë nuk është trafikuar drejt Fierit pa garanci. Ai thotë se “steka” e goditjes duhet të ngrihet lart, referuar zyrtarëve të lartë që dolën garant dhe jo të mbetet te policët e thjeshtë.
‘Nuk duhet të ngelim vetëm në nivele inspektori, pasi edhe këto trafiqe droge me tonalata nuk bëhen pa pasur garanci të niveleve të larta. Nuk i hyn njeri një risku të bëj një biznes droge miliona euro pa pasur autostradë rrugën. Le për të dëshiruar forca e policisë, ka nevojë për përmirësim. Ka procedura agjencia policore dhe prokuroria dhe nuk është për t’u mburrur se iku një polic me probleme. Vjen shefi me makinë 100 mijë euro dhe polici nuk paguan dot muajin, prandaj të goditet në nivele të larta.’- u shpreh Rexhepi.
Nuk ka te beje rroga,apo profesioni,por paraja ka efektin e droges ne natyren e njeriut.Eshte e domosdoshme,por njeriu sa me shume te kete,sa me te larta te jene te mirat dhe perfitimet,aq me shume do qe te kete.A ka ndryshim ne akt veprimi i ketyre policeve,nga rastet e politikaneve apo biznesemeneve hajdute e te korruptuar e shume me te pasur? A ka ndryshim ky akt i policeve nga megavjedhja e megamashrtimi e milionerit Berni Madoff? Ne te gjitha rastet eshte paraja dhe lakmia pa fund per te dhe te mirat materiale qe vijne me te.
PërgjigjuPolicet duhet te kalojne ne veting dhe test droge.
PërgjigjuNese sju pelqen paga ta dorezoje kapelen dhe te shkoj te bej hajdutin ne mal.
PërgjigjuHajduti ,hajdut mbetet edhe po ja bere rrogen 10 000 euro.Jame dembela qe u perton bytha me punu neper bote ku paguhesh shume me teper, por e gjejne menyren duke grabitur majtas dhd djathtas.
PërgjigjuTur te degsh eksoert te tille te justufikoje policet e piset se nuk kaerrga te larta .Kur ke pranuar te punosh ne polici duhet ti besh llogarte vete . Shteti tani kaq e ka takatin.Kush nuk do rroga me te larta ?
PërgjigjuZoti Rexhepi! Jo 1000€ tjua bosh rrogat ketyre hajduteve perseri vjellin! Jan me qindra polic hajduta dhe jo dy zoti Rexhepi! Njoh shum polic qe bojne konkurrenc me njeri tjetrin kush fiton me shum ne turrn.
PërgjigjuNUK VJEN E KEQJA NGA 50 MIJSHJA QE MER POLICI NE RRUGE PER NJE TEKE BAR OSE 1 PIK MALL.... E KEQJA VJE KUR AI BOSI QE SJELL TONIN E MALLIT EDHE KUR KAPET I BOHEN LETRAT PER BURG DHE KALO NGA POLICIA TEK PROKURORIA E NGJYKAT E DEL I PA FAJSHEM... KY O HALL I MADH... SE DEL ME GARANCI NGA POLITIKA
Asnjë nuk e ngrë zërin për rrogat e policit. Sigurim jete jo,pagesa që I bëhej sindikatës është ndaluar që në 2013 dhe ai I ashtuquajtur kreu i sindikatës duhet të kish ikur me kohë sepse vetëm hallet e policisë nuk përfaqëson.1orë të rri polica brenda drejtorive ose komisariateve pa dalë në shërbim dhe shikoje si do u dhembi koka atyre lart.
PërgjigjuSdolet Ju del ushtria pa merak .problems eshte QE 50% e police Jan ordiner e hajduta
Rexhepi, pse nuk thua e para eshte ndergjegja profesionale, po thua rroga. Sepse aty e ka mendjen, jo si te kryesh detyren po si te vjedhesh ne detyre. Hajdutit beja rrogen sa te duash, ai prap do vjedh. Punonjsit e administrates mos harrojne se, qenia ne pune shteti eshte privilegj.
PërgjigjuToni, e vertete qe dru te shtember ka cdo pyll. E vertete eshte dhe kur thua qe policia mund te kete mbingarkese. Por kur thua qe me paguaj sa dua une, mendoj qe nuk ke te drejte. Jo se nuk Jam dakord me kete, por idea eshte qe cdokush kur hyn ne nje pune te caktuar, perpara se te filloje pune i prezantohet dhe pagesa, ose rroga. Dhe nuk te merr, apo te mban askush me zor ne pune. Prandaj e thene e gjithe kjo, nuk eshte dhe as nuk duhet menduar qe ti duhet te justifikosh vjedhjen me pagen e ulet.
Dru të shtrembër ka çdo pyll, s'do të thotë që të gjithë janë njësoj. Më pago sa dua unë dhe e bëj punën si do ti,më paguaj sa do ti dhe e bëj punën si dua unë. Plus dhe minus ka sa të duash por mos harro që vetëm të hapin pusetat u ka ngel policave sepse për çdo gjë policia duhet të jetë e pranishme. Gjej 1diçka që nuk është pol e pranishme kur ka problem