TIRANE- Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, paralajmëroi sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se janë të vendosur të futen në grevë, duke bërë të ditur se në shtator do të caktojnë datën dhe vendin e zhvillimit të saj.
Presidenti i kësaj sindikate, Valentin Macaj, thekson se kanë përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në favor të Kontratës Kolektive për policinë e burgjeve, ndërkohë që “duke marrë shkas nga notimi “olimpik” i Berishës, sindikata deklaron thyerjen e këtij “rekordi”, me pritjen 4-vjeçare, të nënshkrimit të Kontratës Kolektive, për t’i shërbyer anëtarëve tanë në Policinë e Burgjeve”.
Ndërkaq, sindikata denoncon mungesën e fjalës së lirë në burgje, duke nënvizuar se: “Në një kohë kur Kryeministri "djersin" nëpër kancelaritë perëndimore duke deklaruar shtetin "kampion të lirive", në Tiranë Drejtori i Burgjeve kërcënon me burg politik një kryetar sindikate, vetëm pse ka ngritur zërin për Liri Sociale”.
Nga ana tjetër, në deklaratë thuhet se, rrogat e punonjësve të policisë “ po hyjnë në ujë”, çdo ditë e më shumë, dhe se prej katër vjetësh policet e burgjeve nuk marrin uniforma.
Sindikata akuzon Ministrinë e Punës, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe së fundmi
Kryeministrin Berisha, për mungesën e Dialogut Social në Drejtorinë e Burgjeve, si dy nga 12 kriteret e BE për të Drejtat e Njeriut.
“Sindikatës i ka mbetur vetëm një rrugë, për të protestuar në mbrojtje të ligjit dhe të së Drejtës Sociale, rruga e grevës!, thuhet në deklaratë, duke ju bërë thirrje trojkës së ambasadorëve që: “të dëgjojë, të shikojë, të verifikojë dhe të informojë për realitetin ku jetojnë e punojnë mijëra punonjës policie në mungesë të Dialogut Social !!!”
/Shqiptarja.com