Policët serbë: Kemi gjetur kamion
me trupa kosovarësh në Danu

Policët serbë: Kemi gjetur kamion<br />me trupa kosovarësh në Danu
PRISHTINË -  Sot në Ditën Ndërkombëtare Humanitare mediat në Kosovë qarkullojnë një dokumentar, prodhim i 'Kosovachannel", mbi dëshminë e dy policëve serbë gjatë luftës së Kosovës, të cilët zbuluan në lumin Danub një kamion me trupa shqiptarësh (burra, gra, fëmijë) nga Kosova, Prizreni.  

"Shqiptarja.com" zbardh tekstin kryesor të dëshmisë së videos. U deshën dy vjet që të zbadheshin filmat. Derisa ato u ekspozuan, e vërteta qëndronte në hije. Slobodan Milosheviçi është gjykuar edhe për ngjarjet në këto foto.
 
Një dedektiv policie, Boshko Radojkoviç, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit u thir në një vendngjarje, të cilën e mendoi thjesht si një histori rutinë. "Nuk prisja ndonjë gjë të pazakontë”. Por nuk ishte si ditët e tjera...Ishte kohë lufte. NATO po ndëshkonte Serbinë për krimet në Kosovë. Bombardimet ishin në javën e dytë.
 
Pranë Kladobos në lindje të Serbisë ai duhet të hetonte një kontenier i madh që kishte dalë mbi ujë. Ishte rreth 50 metra tutje. Niveli i ujit më i lartë sot, atëherë më i ulët. Filliomisht mendova se ishte një aksident rrugor.
 
Nuk ishte hera e parë kjo. Ai lajmëroi një koleg për të ekzaminuar kontenierin. Gjeta një kamion, një benz mercedes 10 metra nën ujë.  Një gur i madh mbi pedalin e gazit,. Dukej qartë që kamionin e kishin shtyrë qëllimisht mbi ujë.
 
I thashë kolegut: Nuk ka viktima këtu, hajde ta nxjerrim kamionin në breg. Kur nxirrnim kamionin, kolegu bënte fotografi.  Dera e djathtë e shqyer dhe jashtë kishin dalë dy këmbë njerëzish dhe një krah. Brenda një prig rrobash. Nuk dukej qartë se ishte errësirë.
 
Kur pashë me kujdes e kuptova që kishte trupa brenda. Morëm pinca dhe hapëm portat. Boshko ishte pranë meje. Një pamje tmerri u shfaq para nesh. Më ngjethet mishi dhe tani. Kur po nxirrnim kamionin frigorifer trupat ishin bërë lëmsh dhe uji u kishte hedhur rrobat. Shihja një kokë por s’dalloja cilit krah apo këmbë i përkiste.
 
Një pirg trupash të ngatërruar. Pashë një vajzë të shtrirë me kurriz me kokën e tërhequr pas dhe flokë të errët, dhëmbët e shtrembër. Kishte veshur tuta sportive dhe lart e zhveshur. Pranë saj një fëmijë, pro s’them dot ç’moshë kishte. Pashë dhe një burrë rreth të 40-ave, i parruar. Të gjithë ishni të ngatërruar.
 
Vendosi të mos bënte më foto. Por aq mjaftonin si prova nëse dikush do donte të dinte se çfarë tmerri kishte ndodhur. Fotot ishin prova ishin për identitetin e kamionit dhe njerëzve brenda. Mund të shihej qartë te kamioni emërtimi: Pik Progres
Prizren. Kishte lidhje me Kosovën dhe qytetin e Prizrenit.
 
Shqiptarët e Kosovës po paguanin haraçin për mbrojtjen që iu dha NATO. Serbët detyruan qindra dhe mijëra shqiptarë të linin shtëpitë e tyre. Ata tregonin histori rrënqethëse. Ata tregonin se serbët mblidhnin civilë për t’i vrarë. Por brenda Kosovës mbetën shumë pak njerëz, kështu që historitë mbetën të pavërtetuara.
 
Në Serbi banorëve të Klavodos iu bë presion të qepnin gojën. Dhe ashtu bënë. Bombardimet e NTO-s vazhduan për 79 ditë. Më pas serbët donin të shihnin përpara.  Me gardën e vjetër në pushtet nuk do përmendeshin trupat në lumë dhe s’do kishte asnjë hetim. Civilët në kamionin-firgorifer do të harroheshin.
 
Kjo ngjarje në këtë cep të largët të Serbisë nuk ishte diçka unike, shpejt do të kuptohej se ishte një skenar i përsëritur.
 
“Shumë kamionë u përdorën për të mbartur trupa nga Kosovë në Serbi. Ne dimë për një që u hodh në Danub në kufi me Hungarinë, në një liqen me kufirin bosnjak, në Beograd erdhën kamionë, që u varrosën në rrethinat e qytetit, për të fshehur provat për vrasjet e civilëve në Kosovë.
 
NATO e vëzhgonte Kosovën me mjete moderne. Beogradi frikësohej se NATO do të zbulonte varret masive dhe serbët morën urdhër t’i sillnin trupat në Serbi, vendin më të sigurt për t’i fshehur.
 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024