Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra një punonjës të policisë së burgut të Fushë Krujës.
 
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve, bëhet e ditur se sot është ndaluar nga policia rrugore Lezhë M.Metaj, polic i burgut të Fushë Krujë, pasi ai ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, i papajisur me dokumentat përkatës.
 
Nisur nga ky fakt, Ministri Manjani, mori masën e shkarkimit të menjëhershëm nga detyra.

Manjani është shprehur se “Respektimi i ligjit nga punonjësit e shtetit është detyrim, edhe kur nuk janë në detyrë”.

Manjani ka shtuar se, askush nuk mund të shërbejë nëse shkel ligjin.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)