Një punonjës i policisë së Kavajës u arrestua sot nga SHÇBA me akuzën e vjedhjes së një telefoni celular në një automjet të aksidentuar me pasojë vdekjen.
Po kush ishte viktima e këtij aksidenti?
Ish-fituesja e disa olimpiadave, studentja e Mjekësisë Jonisa Toromani, humbi jetën në një aksident tragjik në fillim të muajit mars, teksa udhëtonte në aksin Kavajë–Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit te vendi i njohur si “Bishti i Zhurit”.
Mjeti tip benz drejtohet nga shtetasi Alvi Rrasa dhe doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e studentes 23-vjeçare.
Ditën e aksidentit, Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë, dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka marrë telefonin e viktimës në automjetin e aksidentuar.
Për vjedhjen e telefonit celular, Shqiptarja.com mëson se kanë qenë familjarë të viktimës ata të cilët kanë bërë kallëzim në polici.
Pas hetimeve ndaj punonjësve të policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes dhe atyre që transportuan automjetin e dëmtuar në vendgrumbullimin e makinave të bllokuara, rezultoi se telefoni ishte marrë nga efektivi Baki Ballhysa.
Punonjësi i policisë ia kishte dhuruar vajzës së tij telefonin tip “Samsung J5” të viktimës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com