Skandali me policin/ Lleshaj në Malësinë e Madhe: Po kërkojmë denoncuesin, por nuk po e gjejmë (VIDEO)

Një ditë pas publikimit të skandalit, ku inspektori i policisë në Gruemirë ngacmonte një 15-vjeçare me video seksuale, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj zhvilluan një mbledhje me Këshillin Bashkiak.

Pas takimit ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh për mediat se janë në kërkim të denoncuesit të rastit, i cili nuk është gjetur deri tani. "Polici është i arrestuar mbrëmë. Policia e Shtetit që mbrëmë po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore sot është; kush është denoncuesi. Do ta sqarojmë shumë shpejt' deklaroi ai për mediat.

 

Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, u vu në pranga dje nga kolegët pas denoncimit. Report Tv zbuloi rrugëtimin e tij në polici, nga shkarkimi në 2008-ën, puna si faturino dhe rikthimi në detyrë pasi bëri komisionerin në zgjedhjet lokale të 2015-ës (lexo ketu).

Ministri Sandër Lleshaj gjatë takimit me strukturat e policisë në Shkodër

Prononcimi për gazetarët i Ministrit Lleshaj
Pyetje: Ministër, keni thënë që fytyra e policëve do jetë fytyra juaj. Kështu ju kemi dëgjuar?
Ministri Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve.

Pyetje: Ju përfaqëson ai polic?
Ministri Lleshaj: Cili polic?

Pyetje: Polici për të cilin ka një videoskandal...
Ministri Lleshaj: Ai është i arrestuar nga Policia e Shtetit, që mbrëmë.

Pyetje: Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncimi i familjes?
Ministri Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë. Sot pyetja themelore që kemi të gjithë ne është – kush është denoncuesi!

Pyetje: Pse mbahet i arrestuar atëherë nëse nuk ka një denoncues?
Ministri Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi një denoncues është pyetja më e madhe të cilën ne do ta sqarojmë shumë shpejt.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 12/02/2019 15:59

    Cfare burri eshte ai kryetari bashkise, bixhozxhi dhe i diplomuar ne 2009 pa shku nje dite ne shkolle te larte! Rilindje

    Përgjigju
  • Shkodra: 12/02/2019 11:57

    Jeni shtet maskara e dhomi i shoqeris shqiptare.

    Përgjigju
    • Maks: 12/02/2019 13:31

      Esht faji i sistemit qe inkurajon kurvllekun pushtllekun krimin dhe drogen mos e kerkoni tjeter vend po su rrezua ky sistem keto ngjarje nuk mbarojn kurr

  • xXx: 12/02/2019 11:42

    Ore ministër se të kam ndjekur dhe në nja dy intervista dhe flet "si kodra mbas bregut".Njerëzit po të thonë me zë dhe figurë ja ujku ti thua akoma "gjurmët".Ore po paskeni qenë njëri më keq se tjetri ju pseudo të majtët...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë