TIRANE - Gjashtë muaj pas operacionit “Laguna e Vilunit” në Lezhë prokuroria dhe policia janë përfshirë në një përplasje deklaratash jo zyrtare se si u lejua të ikte me makinën e deputetit Mark Frroku, i kërkuar Bardhok Pllanaj.
Sipas burimeve të policisë së Shtetit në momentin kur kanë ndeshur në rezistencën e deputetit Frroku, është marrë kontakt me drejtuesin e këtij grupi Florjan Pema.
Gjithmonë sipas policisë Pema ka marrë një kontakt me prokurorin e çështjes duke i kërkuar këtij të fundit që të lëshonte një mandate kontrolli në makinën e deputetit. Por një gjë e tillë është refuzuar nga prokurori që drejtonte hetimet dhe më pas është dhënë urdhër që automjeti i Frrokut të lihet i lirë dhe të braktiset tërësisht ndjekja e tij.
Nga ana e saj prokuroria pretendon të kundërtën, duke pohuar se policia ka shmangur arrestimin në mënyrë të qëllimshme dhe kjo është bërë me urdhër nga lart.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com