Në 3 operacione të zhvilluara nga Policia e Shtetit janë sekuestruar rreth 160 kg kanabis, ndërkohë që janë gjetur edhe armë. Në Fier dy vëllezërve Altin Shyti e Teli Shyti u janë gjetur 86 kg kanabis.
Gjatë një kontrolli në fshatin Ngjeqar në Rosokoves, policia kontrolloi banesën e dy vëllezërve ku gjeti 5 thasë plastmasi dhe dy fuçi plastike me drogë.
Kanabisi që ishte futur në këto qese plastmasi me vakum, ishte përgatitur për tu trafikuar drejt Italisë sipas Policisë. Gjithashtu uniformat blu ka gjetur në banesën e vëllezërve Shyti edhe një armë automatik, si dhe një motor të trafikuar në Shqipëri.
Altin Shyti e Teli Shyti do akuzohen për prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje e armëve.
Skrapar, droga ishte fshehur në pyll
Ndërkohë në Skrapar është zhvilluar një tjetër aksion për kanabis. Në fshatin Stror të Skraparit në një tunel në pyllin e fshatit janë gjetur 72 kg kanabis. Droga ishte futur në 8 thasë plastmasi të zinj dhe sipas Policisë kishte kohë që qëndronte aty. Dyshohet se dy banorë të fshatit Stror janë posedues të kësaj sasie, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur nga Policia. Banorët e kishin future drogën në brendësi të tunelit dhe e kishin mbuluar atë më shkurre.
Kapet 61-vjeçari në Gjirokastër
Edhe në Gjirokastër janë gjetur 4.5 kg kanabis. Policia ka arrestuar 61-vjeçarin Muzafer Shkrepa banues në fshatin Kolonjë. Muzafer Shkrepa kishte fshehur drogën në stanin e tij në Kolonjë dhe gjatë një kontrolli surprizë të Policisë është gjetur 4.5 kg kanabis sativa.
[gallery]22352[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO