Policia aksion anti-drogë dhe për lojërat e fatit në Rrëshen, 3 në pranga dhe 23 në hetim

RRËSHEN- Një aksion policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Rrëshen ku janë shoqëruar disa persona. Sipas burime, ky aksion është zhvilluar nga policia e Lezhës në bashkëpunim me Tiranën për të evidentuar personat të cilët shkelin ligjin.

Aksionin është përqendruar si te kultivuesit e kanabisit ashtu dhe ato që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm me lojërat fatit. Në kuadër të këtij operacioni kanë rënë në pranga 3 persona si edhe janë vënë në hetim 23 të tjerë, teksa janë sekuestruar një sasi lënde narkotike, një tavolinë pokeri, 2 kompjuterë, çipsa dhe dy aparate celular.

Mësohet se janë arrestuar Nikolin Prenga, pronari, Marjo Tusha punonjës dhe Xhesjan Senaj.

“Operacioni i zhvilluar nga shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ata të Komisariatit Mirditë, në bashkëpunim Forcat Speciale RENEA.  Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 23 të tjerë. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, një tavolinë pokeri, 2 kompjuterë, çipsa dhe dy aparate celular.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në gjithë qarkun Lezhë, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një ambient ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit, shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Poker", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan penalisht 23 të tjerë.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi N. P. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në ambientin e lokalit të tij, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij lokali.  Në vijim të veprimeve,specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar kanë vënë në pranga shtetasit:

N. P., 46 vjeç, pronari i lokalit dhe M. T., 21 vjeç, punonjës në lokal, banues në Mirditë, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim drogë";

Xh. S., 21 vjeç (klient në lokal), për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Nxitja për përdorimin e drogës". Këtij shtetasi, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e dyshuar cannabis sativa. 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një tavolinë pokeri, çipsa, dy kompjuterë dhe dy aparate celular”, njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk