Policia Kufitare ka arrestuar në flagrancë një shtetas shqiptar pasi ka tentuar të dalë jashtë shtetit bashkë me djalin e tij në drejtim të Greqisë.
Ilir Avduramani, 46 vjeç, është banues në fshatin Mavrovë të Vlorës.
Arrestimi i tij u bë i mundur në pikën kufitare të kalimit Qafë Bot të qytetit të Sarandës.
Avduramani ka tentuar të kalojë pikën kufitare në mënyrë të jashtëligjshme së bashku me të birin, rreth 3 vjeç, i cili nuk dispononte prokurë të posaçme nga bashkëshortja e tij.
Në këto kushte, Avduramani, ka tentuar të korruptoje punonjësin e policisë kufitare (kontrollonin e turnit) duke i ofruar atij 500 lekë, brenda dokumentacionit që kishte për të dalë jashtë shtetit.
Sipas policisë vepra penale është konsideruar si "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com