Policia arreston disa sipërmarrës
për kushte skllavërie ndaj migrantëve

Policia spanjolle njoftoi sot arrestimin e nëntë personave të akuzuar se kanë punësuar imigrantë të jashtëligjshëm në kushte shumë pranë skllavërisë në serrat bujqësore, në rajonin Murcie (juglindje).

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kombëtare spanjolle theksoi në një deklaratë se ”në mungesë të plotë respekti ndaj migrantëve, personat e arrestuar praktikonin trajtime me pesticide kundër insekteve, pa u kujdesur për faktin se pesticidet preknin edhe punëtorët, shumica e të cilëve ishin gra shtatzëna.

”Pesë zyrtarë të një shoqërie të përkohshme punësimi dhe katër drejtues të një shoqërie bujqësore, të moshës nga 24 deri në 50 vjeç, u arrestuan në zonën e komunave Lorca (90 000 banorë) dhe Mazarron (35 000 banorë)”, sipas policisë. Këto zona janë të njohura për prodhimin e argjinares, brokolit, specave dhe sallatës jeshile.

”Këto punëdhënës janë të dyshuar se kanë punësuar punonjës të huaj, pa dokumenta, në kushte pune thuajse abuzive, shumë pranë skllavërisë”, vuri theksin policia, pa specifikuar kombësinë e punonjësve

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës