BRUKSEL- Policia belge dhe gjermane bastisën këtë të martë zyrat e Partisë Popullore Konservatore Europiane, në Parlamentin Evropian me seli në Bruksel. Kërkimi i policisë është i lidhur me një hetim në vazhdim në Turingia, Gjermani për korrupsion. Sipas informacioneve fillestare, policia sekuestroi kompjuterë në lidhje me një hetim në vazhdim për korrupsion të dyshuar gjatë fushatës zgjedhore të BE-së 2019.
“Partia po bashkëpunon në transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës. Policët belgë bastisën katin e parë dhe të tretë të selisë së partisë në Rue du Commerce”.- thuhet në një njoftim të Parlamentit Europian.
Mediat gjermane raportuan se bastisja lidhet me Mario Voigt, liderin e Kristian Demokratëve të qendrës së djathtë të Gjermanisë në grupin parlamentar të shtetit të Turingisë dhe përfshirjen e tij në fushatën zgjedhore të Partisë Popullore Konservatore Evropiane në 2019.
Ligjvënësi vendas i CDU u rekrutua për të mbështetur fushatën dixhitale të EPP-së në vitin 2019. Sipas raportimeve, grupi më pas i dha një kontratë një agjencie interneti me bazë në shtetin e origjinës së Voigt-it në Thuringia, nga e cila ai dyshohet se ka marrë para më vonë. Voigt ka qenë nën hetim nga oficerët gjermanë kundër korrupsionit që nga shtatori 2022 me dyshimin për ryshfet në marrëdhënie biznesi. Një zyrtar i PPE tha se kjo është një “çështje midis një kontraktori që ka punuar për EPP gjatë fushatës së 2019 dhe një prej nënkontraktorëve të tij në Gjermani”.
Partia Popullore Evropiane konservatore është grupi më i vjetër dhe më i madh politik evropian ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e vendit tonë. Në një deklaratë të shkurtër, EPP konfirmoi se partia po punon për transparencë të plotë.
“Partia po bashkëpunon në transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës.
Tani qe te djathtet po fitojne zgjedhjet ne vendet e Europes po ju bejne intriga per korrupsion metoda e Amerikes qe lufton kundershtaret duke perdorur poteren dhe nderkohe e heqin veten si vende demokratike , kjo eshte katastrofe per njerezimin duhet te behet nje revolucion ti shkuli nga themelet rrenjet e kalbura te imperialismit amerikan
Përgjigju