Policia bën bilancin e javës: U zhvilluan 27 operacione! Dalin pamje nga 'Plumbi i artë' dhe kapja e kokainës në Portin e Durrësit

Policia ka bërë bilancin javor për goditjen e veprimtarisë kriminale duke përfshirë edhe pamje nga megaoperacioni “Plumbi i artë” që është në vijim. Deri tani janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Dëshmia e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha bërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Në pamjet e publikuara nga policia duket se si efektivët shkojnë në një banesë për të kapur një prej personave të kërkuar.

Një tjetër operacion ishte në PKK Port Durrës ku u godit trafikimi i drogave të forta, gjatë të cilit, deri tani, janë sekuestruar 59 kg kokainë  në anijen që vinte me qymyr nga Kolumbia. Ende nuk ka asnjë të arrestuar, ekuipazhi i anijes u mor në pyetje dhe u la i lirë. Qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri. Kontrolli është bërë edhe me polumbarë dhe pajisje lokalizuese për kokaine e qen antidroge. Në pamje duket sasia e drogës e sekuestruar.

Ndër të tjera, gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 530 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 360 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.  

Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 39 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.  

Janë zhvilluar 27 operacione policore, të koduara: “Black”, “Camouflage 6’’, ‘’Camouflage 7”, “Tëo”, “Extortion”, “Tracing”, “Sei”, “Tranzit 17”, “Gjurmimi”, “Piaza”, “Cloned key”, “Dealers 2”, “Livadhi”, “Bamatati”, “Butrinti”, “Radomira”, “ROAD GUARD 19”, “Samos”, “Servisi”, “Barrikada”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Ishulli”, “Bratosh”, “Luzi”, “Black Cargo”, të cilat kulmuan me operacionin policor “Golden bullet”.

Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar dhjetëra doza me kanabis, heroinë dhe kokainë, 190000 fara kanabisi, vaj kanabisi, qindra bimë narkotike, pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, rreth 32000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, radio policie, 1 automjet i vjedhur dhe çelësa të klonuar që shërbenin për të vjedhur automjete. 

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 18 raste dhe janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 pistoletë sinjalizuese, 8 thika, doreza metalike, 1 shkop bejsbolli, municion luftarak etj.

Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 32 raste të krimeve mjedisore; 7 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 32 raste.

Policia Rrugore/Makina inteligjente “Poliscan”, lexuesi automatik i targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamera dhe mjete të tjera të pauniformuara, monitorime intensive në akset e cilësuara me risk, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 656 leje drejtimi, nga të cilat: 496 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 111 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 49 për qarkullim në sens të kundërt. 

Janë arrestuar 69 drejtues mjetesh, nga këta: 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 46 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, njëri prej tyre për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike dhe njëri për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Janë vendosur 17553 masa administrative, si dhe janë zvilluar kontrolle të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe për respektimin e vijave të bardha.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë kësaj jave janë kapur 12 shtetas në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 4 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar dhe një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.  

Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 22/05/2022 14:47

    A e kuptoni qe jeni turpi kombit, qe beni vetem show Nderkohe te gjithe i dekonspiruat i shpallet ne kerkim perpara se te dilnin Ne kerkim policor ne te vertete dhe te gjithe iken, Thjeshte arrestuar te arrestuarit qe ishin ne burg, Dhe 2 te plagosur qe skishin mundesi te iknin! Kjo do shkoje 5 vjet si ceshtje duke u zvarritur Nderkohe do vazhdojne biznesin te gjithe sic po e bejne Dhe do e hane vetem kto krimbat qe hajne M kot pa lidhje, Se ato ne dubai jane , svijne me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim