Një 15-vjeçare humbi jetën ditën e djeshme pasi u godit me thikë në autobusin e shkollës, ku u arrestua një adoleshent. Ditën e sotme Policia britanike ka dhënë disa detaje të reja, ku raportoi se shkaku ishte se adoleshentja nuk kishte pranuar të dilte me të dhe se kishte refuzuar tufën e tij me lule teksa ajo po shkonte me autobus për në shkollë.
Viktima e cila ishte nxënëse në “Old Palace of John Ëhitgift School” në Croydon, u dogit me thikë në orën 8:30 të mëngjesit, më pak se një milje larg portave të shkollës, raporton Daily Mail.
Qytetarët në vendngjarje thonë se fillimisht panë një grup nxënësish duke zbritur nga autobusi jashtë qendrës tregtare kur nisi më pas diskutimi mes dy të rinjve.
Shoqja e 15-vjeçares e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes tregoi se vajza kishte refuzuar lule nga djali pak momente përpara se ai ta sulmonte atë me një thikë. Një tjetër dëshmitare pohoi se e kishte dëgjuar vajzën duke thënë se "nuk donte të dilte më me të".
Shoferi i autobusit dhe një pasagjer u përpoqën për t'i shpëtuar jetën vajzës, por nuk ajo i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në vend. Autori i ngjarjes u arrestua nga autoritetet pak më vonë në një zonë pranë vendit të ngjarjes.