Policia greke çmonton rrjetin terrorist që kishte përgatitur sulme në Greqi, në pranga 2 pakistanezë! Urdhrat i merrnin nga 'truri' jashtë shtetit

Policia greke çmonton rrjetin terrorist që kishte përgatitur sulme në Greqi, në pranga 2 pakistanezë! Urdhrat i merrnin nga 'truri' jashtë shtetit

Oficerë të policisë greke

Policia greke ka çmontuar një rrjet terrorist që me udhëzime nga jashtë, po planifikonte sulme kundër objektivave të përzgjedhur me kujdes në territorin grek. 

Në kuadër të këtij aksioni, në pranga ranë dy pakistanzezë, 29 dhe 27 vjeç si bashkëpunëtorë të drejtuesit të një grupi terrorist që vepronte jashtë vendit si ‘truri’ i rrjetit.

Sipas mediave greke, synimi i tyre ishte jo vetëm të dëmtonin qytetarët e pafajshëm por edhe të cënonin sigurinë në vend, duke dëmtuar institucionet shtetërore të Greqisë. dhe marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare me vendet e tjera Ata kishin përzgjedhur edhe ndërtesat ku planifikonin të kryenin sulme terroriste.

Për arrestimin e tyre reagoi edhe ministri grek i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos i cili e cilësoi operacionionin si shumë të rëndësishëm dhe tha që siguria kombëtare është prioritet në Greqi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?