Policia dhe banorët shpëtojnë dy turistët gjermanë të bllokuar në terr të plotë në qafën e Valbonës (FOTO)

Policia dhe banorët shpëtojnë dy turistët gjermanë të bllokuar në terr të plotë në qafën e Valbonës (FOTO)

Policia e Shtetit në bashkëpunim me banorët e zonës, u vajti në ndihmë dy turistëve të huaj të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën e Thethit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është njoftuar se dy turistë gjermanë kanë humbur rrugën dhe kanë mbetur të bllokuar në zonën e Thethit.

Një ekip i policisë, u nis në drejtim të zonës, për të cilën ishte marrë njoftimi, si dhe është njoftuar Komisariati i Policisë Tropojë dhe Shkodër.

Në bashkëpunim me banorët e zonës, shërbimet e Policisë në orët e mbrëmjes kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen dy turistëve E. S., dhe A. B., me shtetësi gjermane, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit, pasi kishin humbur rrugën.

Policia dhe banorët e zonës kanë transportuar turistët, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe i kanë strehuar ata në një banesë në fshatin Theth.

"Policia e Shtetit falënderon banorët e zonës për ndihmën e dhënë për gjetjen e dy turistëve", thuhet në një njoftim të bluve.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luani: 26/04/2019 21:56

    Ju lumte,Besa Malsorit !Turisti,jo vetem ai Gjerman(qe asht nder ma t"miret)asht Mik she burim te ardhurash!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja