Atentati ndaj Trump, çudit Berisha ndaj SHBA-ve: Shkatërruat opozitën e një vendi mik! Karma kthehet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka çuditur me fjalimin e tij nga dritarja drejtuar militantëve, ndërsa po komentonte atentatin ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.

Trump u qëllua gjatë një mitingu, por sipas tij e gjithë kjo ngjarje është karma. Për Berishën, ky atentat është një karma e sjelljes së SHBA me Partinë Demokratike.  

Berisha jo vetëm që fajëson SHBA për sanksionimin e tij në listën e zezë për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, por edhe e sheh atë si  përçarëse të Partisë Demokratike. Sipas ish-kryeministrit, karma u kthye pasi SHBA mori përsipër shkatërrimin e opozitës së një vendi aleat.

Berisha: Por përsëri s’do mund të ju tradhëtoja ju kurrë dhe më duhet të them se, kur ndërmerr shkatërrimin e opozitës në një vend mik, duhet të kontrollosh veten se ke probleme madhore.

Se ke probleme madhore, se opozita është morali i një kombi, i madh apo i vogël qoftë ai.

Se opozita është pushteti morali i një vendi, i madh apo i vogël qoftë ai.

Se opozita e një vendi të lirë nuk mund të kontrollohet nga një vend tjetër dhe të gjitha këto, në një mënyrë apo në një tjetër, karma kthehet.

Ndaj dhe uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe të plotë të presidentit Donald Trump.

Uroj që akte të tilla të mos përsëriten kurrë në vende të lira.

Uroj fushatë elektorale dinjitoze, frymëzuese, shembullore në zgjedhjet presidenciale dhe jo kurrë me atentate ndaj kandidatëve kryesorë.

Shpreh me këtë rast edhe njëherë në emrin tuaj, solidaritetin tim të plotë me presidentin Donald Trump, familjen Trump, Partinë Republikane dhe mbarë qytetarët e SHBA dhe të gjithë ata që dënojnë aktin e mbrëmshëm si një akt terrorist ndaj demokracisë, kushtetutës, ligjit në vendin udhëheqës të botës së lirë.

Faleminderit.

E mbyll sot me fjalët e presidentit i cili u ngrit si luan: luftoni, luftoni dhe vetëm luftoni.

Do të luftojmë, luftojmë dhe vetëm do të luftojmë.

Do të luftojmë dhe do të fitojmë.

Fitore, fitore, fitore!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/07/2024 02:04

    Pra z.Berisha, i bie qe edhe kur hengre grushtin dhe u gjakose ne proteste dikur paska qene karma e kthyer!!

    Përgjigju
  • Shkodra: 15/07/2024 16:23

    Bashkohem plotesisht me opinionin.

    Përgjigju
  • celo mezani: 15/07/2024 15:27

    TANI e ke radhen ti o sali,,,mos dil me ne dritare se ta kane bere bene shqiptaret,,do te te skuqin e do te bejne me boje....

    Përgjigju
  • MAFMUT KARUC REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 15/07/2024 13:52

    O Sali Bajga po lan gjith krimet e vjedhjet qē ke bēr se po tē hikēn truri duket qē tē ka hik truri nga idjotizmat qē flet o anti Shqiptar.

    Përgjigju
  • Rroi: 15/07/2024 13:42

    Epo e gjetem fajtorin ! E paska zone mallkimi Sales! Urgjent te vijne ta marrin si Ben Ladeni ????????????

    Përgjigju
  • Jari N: 15/07/2024 10:42

    Do fitosh Legenin që i bie nga kati i 8 o Mortja Sali Non Grada, more vesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër