'Person i padëshiruar dhe i rrezikshëm'/ Dëbohet nga Italia, biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku, ish-pronar i një klubi futbolli
Gëzim Sallaku, biznesmeni i arrestuar në Itali
ITALI- Autoritetet italiane kanë dëbuar nga vendi sipërmarrësin Gëzim Sallaku, pas një dekreti dëbimi të lëshuar nga Selia e Policisë në Brescia. Sipërmarrësi me origjinë shqiptare Gëzim Sallaku, ish-pronar i Darfo Calcio me banim në një vilë në Sale Marasino, pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo, u dëbua të enjten në mbrëmje.
Policia e Brescia, në dekretin e saj e konsideronte Sallakun "person të padëshiruar dhe të i rrezikshëm". Biznesmeni 48-vjeçar, u kthye në Shqipëri. Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve dhe hetimeve, Sallaku në Brescia është arrestuar dhe gjykuar disa herë për hetime të llojeve të ndryshme.
Nga viti 2002 deri më sot, ai ka qënë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm.
Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.5%
-
Të gabuar
85%
-
Nuk e di
1.5%
Vota total: 260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59