Shkatërrohet në Itali organizata e trafikut të drogës, arrestohet biznesmeni shqiptar dhe 3 vëllezërit e tij (Emrat)

Shkatërrohet në Itali organizata e trafikut të drogës, arrestohet biznesmeni shqiptar dhe 3 vëllezërit e tij (Emrat)

Gëzim Sallaku, presidenti i skuadrës italiane të futbollit Darfo Calcio

Presidenti shqiptar i skuadrës italiane të futbollit "Darfo Boario", Gëzim Sallaku është vendosur në pranga së bashku me 3 vëllezërit e tij, Gazmir, Taulant e Isuf, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe përfshirjes në një grup trafikantësh droge.

Sipas mediave italiane, në pranga janë vendosur në total 30 persona, të cilët kanë rezultuar si pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare që trafikonte drogë nga provinca e Parmës dhe Bergamos drejt Breshës.

Sipas hetimeve paraprake të antidrogës italiane,dyshohet se sipërmarrësi shqiptar mund të jetë i përfshirë me aktivitetin kriminal të kësaj bande trafikantësh pasi në vilën e tij në liqenin Iseo i janë gjetur të fshehura në garazhd tre pistoleta me municione.

Gëzim Sallaku u akuzua kohë më parë nga Financa Italiane për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, mashtrim fiskal e falsifikim dokumentash, gjë që coi në arrestimin e tij dhe në sekuestrimin e pasurive. Por, gjykata e la më pas të lirë duke i hequr kështu edhe masën e sekuestros. Në mes të muajit tetor në pranga është vënë dhe një familjar i vëllezërve Sallaku , Sajmir Sallaku, i cili u arrestua në flagrancë me 1 kg kokainë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim