Efektivët e policisë së Korçës kanë vënë në pranga disa persona, të cilët ishin shpallur në ërkim, pasi kanë kryer disa vepra të ndryshme penale.
Konkretisht, policia bën të ditur se në pranga kanë rënë:
Elvis Shakja, 21 vjeç, pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 40 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.
Gjergji Fasho (Demçe), 39 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 3 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja”.
R.L, 17 vjeç, pasi nga verifikimet e kryera, rezulton se është autori i vjedhjes së “Kolegjit Preka” në Korçë, ku ka mundur të marrë disa aksesorë kompjuteri (ngjarje e ndodhur më datë 03.01.2016).
Armand Capo, 29 vjeç, pasi dje në rrugën nacionale Korçë - Pogradec, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Leshnicë”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, me targë AA 479 MG, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 023 EG, të drejtuar nga shtetasi E.Z, 28 vjeç, banues në Grabovicë.
Ku për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasi M.D, 29 vjeç, banues në Potgorie – Korçë, pasagjer në mjetin me targa AA 023 EG, si edhe janë dëmtuar shtetasit :
K.H, 15 vjeç, H.M, 60 vjeç, L.I, 16 vjeç, E.S, 42 vjeç, G.D, 56 vjeç, si edhe dy drejtuesit Armand Capo, 29 vjeç dhe E.Z, 28 vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore, në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com