Policia e Kosovës tha se ka gjetur të hënën dy kamera me panele diellore në kufirin lindor me Serbinë, për të cila dyshon se ishin vendosur për vëzhgimin e rrugës nga kontrabandistë të dyshuar.
Në një njoftim për media të martën, Policia tha se kamerat ishin vendosur në një rrugë malore nga fshati Ranillug i Kosovës, në drejtim të fshatit Konçul të Serbisë.
Policia e ka ndaluar në vendin e ngjarjes një 30-vjeçar, me shtetësi të dyfishtë: kosovare dhe serbe, thuhet në njoftim.
"Në vendin e lartcekur, është ndaluar edhe automjeti me targa serbe me drejtues J. S., 30 vjeçar... I njëjti dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore", thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti i tij është sekuestrohet, sipas njoftimit.
Policia shtoi se i dyshuari e kishte përdorur "këtë automjet e kishte përdorur vetëm për kontrabandë të mallrave përmes rrugëve ilegale”.
Në korrik të vitit 2023, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, për arsye “sigurie”, kur tre policë të Kosovës u arrestuan nga policia serbe.
Në dhjetor, Policia e Kosovës hoqi qindra kamera në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
Paraprakisht, ajo kishte hequr kamera edhe në Kllokot, Partesh dhe Ranillug - komuna me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendet e Ballkanit thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit! Analisti Joseph: Kurti s'ka marrëdhënie të besueshme me SHBA
5 Shkurt, 18:49
-
Gjenden mbetje njerëzore brenda një makine të djegur në Podujevë
5 Shkurt, 16:55
-
Komisionarja Kos kërkon hetime për dhunën ndaj protestuesve në Serbi
5 Shkurt, 16:17
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Serbët akuzojnë njëri-tjetrin për blerje votash
5 Shkurt, 15:52
-
Haradinaj: Përplasja e Kurtit me Grenell, serioze! Nëse fiton zgjedhjet, rrezikojmë mbrojtjen e Kosovës
5 Shkurt, 11:42
-
4 ditë para zgjedhjeve, presidentja Osmani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të administratës Trump
5 Shkurt, 09:33
-
‘Pushkët i kemi plot’, Kurti i ‘përgjigjet’ Grenell? Vetëvendosja i mbron kufijtë e Kosovës
4 Shkurt, 23:01
-
'Politico': Si Shqipëria dhe Serbia u bënë bashkë për 'Euro U21'
4 Shkurt, 22:32
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Kulluri: Kurti antiamerikan, punon kundër interesave të vendit! Osmani: SHBA po thotë se nuk e do më nëpër këmbë Albinin
4 Shkurt, 21:39
-
Valon Arifi: Ju kujtohet Albin Kurti dhe Bojken Abazi si e vandalizuan Tiranën për projektin e 'Teatrit Kombëtar'? Tani promovojnë të njëjtin projekt
4 Shkurt, 20:37
-
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
4 Shkurt, 18:31
-
Rektorati i Universitetit të Beogradit refuzon ftesën për dialog nga presidenti Vuçiç
4 Shkurt, 16:51