Policia e Kosovës bashkë me UNDP-në organizojnë sot në mesditë shkatërrimin e municionit, si dhe pritet të bëhet edhe çertifikimi i 20 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shkatërrim të municionit.
Sipas Kosovapress, ky donacion është mundësuar nga zyra Gjermane e Punëve të Jashtme dhe është pjesë e përkrahjes së vazhdueshme të projektit të UNDP-së, "FERM për Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Kontrollin dhe Grumbullimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SALW).
Projekti "FERM" është vazhdimësi e projektit të UNDP-së KOSSAC i cili për 7 vite rresht dha mbështetje në këtë fushë.
Në këtë ngjarje pritet të jenë zyrtarë të lartë të sigurisë në Kosovë. Trajnimi është mbajtur nga ekspertë të kompanisë britanike "Explosives Capabilities Limited", kompani e njohur botërisht në këtë fushë, e angazhuar enkas nga ana e UNDP-së.
ATSH
/Shqiptarja.com