TIRANË, 10 Dhjetor/ATSH/-Policia  e Shtetit, në bashkëpunim me  OSHEE, në deklaratën e përditshme për aksionin kundër vjedhësve të energjisë elektrike, bën me dije se gjatë ditës së sotme  në të gjithë vendin kanë vepruar 93 grupe të përbashkëta  Polici - OSHEE.
Nga verifikimi, bën me dije Policia e Shtetit, janë kryer kontrolle  të përbashkëta Polici -  OSHEE në  1.758 raste dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 17 autorë.
"Nga këta   janë arrestuar në flagrancë  7 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim  9 persona, si dhe ndiqet në gjendje të lirë nje person. Po ashtu, janë ndërprerë 1.045  lidhje të paligjshme të energjisë  dhe abonentve debitorë. Po sot janë kontrolluar 87 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina", thekson Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund operacionin e nisur  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme./i.v//a.ke/