TIRANE- Gramos Murataj, edhe pse ka arritur të fitojë përballjen me prokurorinë për ekstradimin e tij në Itali, ku rezulton i dënuar me 20 vite burg, vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit. Gjatë ditës së djeshme burime pranë policisë kanë reaguar pas shkrimit të gazetës “Shqiptarja.com”, ku kanë pohuar se shtetasi Gramos Murataj vijon të jetë në kërkim, pasi në prokurorinë e Vlorës një tjetër proçedim penal është ngritur kundër tij.
Sipas burimeve Murataj dyshohet se është larguar jashtë shtetit, që pas arratisjes nga banesa e tij në Vlorë. Murataj aktualisht vijon të gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë për akuzën e “Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit” e cila parashikon deri në 5 vite burg. Ky proces vijon të zhvillohet në mungesë të tij. Ndërkohë që ekstradimi në Itali, është mbyllur përfundimisht, kjo pasi në datën 29 janar të këtij viti Gjykata e Lartë ka rrëzuar dy vendimet e gjykatave të Vlorës që firmosnin ekstradimin e biznesmenit.
Largimi nga banesa
Gjithçka është prishur me një vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë i marrë në 6 maj 2013, që caktonte masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për biznesmenin e basteve sportive Gramos Murataj. Ndaj këtij të fundit, prokuroria kërkoi masën e “arrestit në burg”, por treshja e gjyqtarëve të Apelit, e liroi me argumentin se nuk ka rrezik ikje. Mirëpo pa kaluar shumë muaj nga ky vendim, Gramos Murataj arrin të arratiset nga banesa, duke sjellë dështimin e ekstradimit.
Arratisja ka ndodhur pikërisht në periudhën kur ishin ndërmarë dy vendime gjyqësore që miratonin ekstradimin e tij në Itali. Një oficer policie ka shkuar në banesën e tij, për të ekzekutuar vendimin, por ka konstatuar se i kërkuari i drejtësisë italiane, i dënuari me 20 vite burg nga gjykata e Leçes, ishte arratisur nga banesa.
Proçedimi penal
Në kushtet e konstatimit të largimit nga banesa e Gramos Murataj, menjëherë prokuroria e Vlorës ka urdhëruar rregjistrimin e një procedimi penal për akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” bazuar në nenin 323 të Kodit Penal. Nga hetimet nuk është arritur të gjendet vendodhja e Murataj dhe për pasojë në 11 korrik 2013, dosja penale në ngarkim të Murataj është rregjistruar në Gjykatën e Vlorës. Momentalisht në këtë gjykata janë zhvilluar disa seanca gjyqësore, por ende trupi gjykues nuk ka dalë me një vendim konkret.
Shkrimi u publikua sot (08.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com