Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë me shërbim të përforcuar nga dita e sotme. Nga masat e reja të policisë për garantimin e procesit zgjedhor të 21 qershorit, të gjitha shërbime e policisë do të kryejnë 12 orë shërbim.
 
Njëkohësisht, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në tërësi, për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale. Vëmendje e posaçme i është kushtuar masave policore edhe për sezonin e ri turistik.
 
Në zbatim të detyrave të parashikuara në Programin e Punës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore për Organet e Qeverisjes Vendore, 21 Qershor 2015”, me qëllim planifikimin, organizimin dhe zbatimin e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor për organet e qeverisjes Vendore, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit në nivel Qendror dhe vendor kanë kaluar në shërbim të përforcuar që prej orës 07.00 të datës 17 Qershor 2015.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)