TIRANË - Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa ka lëvizur dhe riemëruar sot nga detyra 16 efektivë të forcave operacionale.

Urdhri për riemërimet nga detyra të 16 efektivëve u krye nga policia në mesditë.

Mbi këto lëvizje, efektivët protagonistë u shprehën se "nuk u është dhënë asnjë shpjegim për vendimin".

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë shpjegohet se, ky riorganizm do të thotë shpërndarje e efektivave të kësaj Drejtorie në struktura të ndryshme, duke sistemuar sipas gradave përkatëse edhe pozicionet e të gjithë efektivave të policisë.
 
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)