Policia e Tiranës nis aksionin
për ndalimin e zhurmave, ja letra

TIRANË - Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, me anë të një letre ka autorizuar  komisariatet që të marrin masa brenda 60 ditëve për izolimin apo eliminimin e zhurmave, çka përbën ndotje akustike.
 
Policia dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit, duhet të fillojnë procedimet penale në të rastet e prishjes së qetësisë publike. Në nenin 274 të Kodit Penal për prishjen e qetësisë publike parashikohet gjobë ose burgim gjer në 2 vjet”.
 
Sipas letrës që disponohet nga Shqiptrarja.com, do të ndëshkohen ata persona që krijojnë ndotje akustike, çdo ditë të javës pas orës 23.00 dhe në fundjavë pas orës 24:00.
 
Ky veprim, sipas policisë, është ndërmarrë, nisur nga një numër i madh i shqetësimeve të qytetarëve në sallën operative.

letra e policise zhurmat
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës