TIRANE- Në drejtorinë e Policisë së Tiranës janë shoqëruar rreth 20 persona, përgjatë natës të së premtes, duke u gdhirë e shtuna, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin mjetet e identifikimit dhe janë lënë të lirë gjatë mesditës së sotme.
Ndër dokumentacionet e kërkuara nga policia ishin pasaportat, kartat e identitetit apo certifikatat, ndërsa mësohet se asnjëri nga 18 të rinjtë, nuk i dispononte ato, në momentet kur janë përballur me patrullat e policisë të disa komisariateve.
Për pasojë, referuar edhe procedurës normale me të cilën operon Policia e Shtetit, në mungesë të dokumenteve të identitetit, për personat që nuk rezultojnë të pajisur me to, uniformat blu kanë të drejtën e shoqërimit për 12 orë të këtyre personave, derisa të konfirmohet se nuk bëhet fjalë për njerëz me precedentë penalë apo rrezikshmëri shoqërore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com