Prokuroria merr në pyetje 'dëshmitarin X', burime nga Policia: E kemi shoqëruar

Prokuroria merr në pyetje 'dëshmitarin X', burime nga Policia: E kemi shoqëruar

'Dëshmitari X' i PD, Albert Veliu

Pas publikimit të intervistës nga Partia Demokratike, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shoqëruar 'dëshmitarin X' të PD, Albert Veliu. Deklarata është bërë nga ish-ministi teknik i drejtësisë, Gazmend Bardhi në emisionin 'Opinion'.

Ndërsa burime jozyrtare nga Policia e Tiranës thanë për Report Tv se pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve, Veliu ndodhet i shoqëruar në një prej komisiariateve të kryeqytetit ku po merret në pyetje. Nuk dihet ende nëse ndaj tij do ngrihet procedim penal, pasi Albert Veliu pranoi se kishte tentuar të trafikonte drejt Italisë 100 kg kanabis, ndërsa kishte arritur të blinte me para borxh rreth 20 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Ai akuzoi Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, se e kishte ndihmuar ai të siguronte kanabisin, si dhe do e ndihmonte gjithashtu ta trafikonte atë me gomone në Itali.

"Dëshmitari X" ka rrëfyer edhe të shkuarën e tij kriminale në Itali, dënimin e marrë atje për trafik droge, ndërsa pretendon se ka bashkëpunuar me Agron Xhafajn në trafikun e narkotikës drejt vendit fqinj në vitet '90. Të dhënat e publikuara nga Veliu përmbajnë edhe mjaft kontradikta të cilat i zbuloi sot Report Tv nga dosja e drejtësisë italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore