TIRANE- Firmosja e strukturës ka vënë në lëvizje edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për implementimin e saj. Siç bëhet e ditur, afati i fundit për vënien e saj në funksion është data 10 qershor 2014, ku pozicionet e strukturës së re duhet të jenë të plotësuara me personat sipas gradës dhe postit.
Në rekomandimet e dhëna nga Ministria e Brendshme përgjithësisht për plotësimin e strukurës së re janë ngarkuar departamentet respektive, si ai Sigurisë Publike, ai i Kufirit etj dhe i Shërbimeve Mbështetëse.
STRUKTURA NË 3 FAZA
Implementimi i strukturës do të kalojë në tre faza të përcaktura në Plan Veprimin të firmosur nga ana e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Sipas rekomandimeve, faza e parë ka përfunduar ditën e djeshme, 19 maj, pasi është bërë njohja me strukturën e drejtorive dhe bërja e propozimeve për vendet që hapen. Faza e dytë ka nisur në datën 13 maj dhe përfundon në datën 25 maj dhe me strukturën njihen drejtoritë qëndrore dhe departamentet. Ndërkaq faza e tretë nis në datën 25 maj kur përfundon njohja me strukturën dhe përfundon në datën 10 qershor. Gjatë kësaj kohe do të hartohen aktet për sisteminin në punë të personave nëpërmjet: Sistemimit sipas gradës për ata që kanë funksione të tjera dhe nëse nuk ka vende të lira do të bëhet ulja në gradë për funksionet që kërkohen.
KRITERET
Nga ana e strukturave të Drejtorive të Burimeve Njerëzore, të bëhet kujdes në përzgjedhjen e punonjësve të policisë që do të emërohen nisur vetëm nga shkollimi, kualifikimi, grada, aftësitë profesionale dhe rezultatet në punë.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com