Policia: Evitoni lëvizjet në veri të vendit

Policia: Evitoni lëvizjet në veri të vendit
TIRANË – Policia e shtetit ka publikuar paraditen e sotme situatën në akset rrugorë në të gjithë vendin. Sipas të dhënavë zyrtare qarkullimi paraqitet thuajse i pamundur në veri dhe verilindje të vendit, ndërkohë që ka vështirësi kalimi në juglindje. Sipas policisë së shtetit, rekomandohet të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik - Kukës - Morinë dhe Burrel - Bulqizë – Peshkopi.

SITUATA NË AKSET RRUGORE

Në qarkun Kukës:
Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:

• aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
• aksi Kukës – Krumë, i pakalueshëm,
• aksi B.Curri – Qafë Morinë, i pakalueshëm,
• aksi B.Curri – Fierz, i pakalueshëm,
• aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
• aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,
• aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
• aksi Kukës – Topojan, i pakalueshëm,
• aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,
• aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
• aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,

Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Po punohet me intensitet të lartë nga Shtabi i Emergjencave në Qark për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga dëbora.


Në qarkun Dibër:
Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
• aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
• aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm,
• aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
• aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
• aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i pakalueshëm,
• aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
• aksi Stëblevë – Librazhd, i pakalueshëm,
• aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta dhe reshjet e borës janë intensive. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Shtabi i emergjencës po punon për t’u përgjigjur kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.

Në qarkun Shkodër:
Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
• aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë
• aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës, i pakalueshëm,
• aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
• aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm,
• aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,
• akset Koplik – Razëm, i pakalueshëm,
• aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
• akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
• aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz, i pakalueshëm,
• aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës ne zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta , reshjet e dëborës janë intensive, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Vazhdohet të punohet nga Shtabi i emergjencës për të ndihmuar banorët.

- Në qarkun Lezhë:
Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore:
• aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
• aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i pakalueshëm,
• në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorieve, kryesisht në Autostradë.

-Në qarkun Tiranë:
• në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
• në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:
• aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
• aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në qarkun Korçë:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
• aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi rrugor Boboshticë – Dardhë, i pakalueshëm,
• aksi rrugor Korçë – Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi rrugor Korçë – Goricë, i kalueshëm me zinxhirë,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
• aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
• aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
Momentalisht ka reshje dëbore të përzier me reshje shiu në Llogora, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
• në aksin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

(aq/shqiptarja.com)





















  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024