Policia godet bosët e
piraterisë televizive

Policia godet bosët e<br />piraterisë televizive
TIRANE- Goditja ndaj piraterisë televizive u shfaq më e ashpër se kurrë pasditen e djeshme, kur policia në Shkodër procedoi penalisht pronarin e një shoqërie kallbore që transmetonte programet e “Digitalb”, pa lejën e kësaj të fundit. Kështu, burime zyrtare nga policia konfirmojnë procedimin penal në gjendje të lirë për 37-vjeçarin Aldin Gjurbavia, me arsim të lartë, pronar i “Cable Albania Shkodër”, në objektin 29, në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës, të cilit i’u sekuestruan 57 aparatura që grabisnin valë po shqiptare duke u sjellë qytetarëve shkodranë pamje që në fakt kushtojnë shtrenjtë nëse blihen.

Operacioni është drejtuar nga krerë të policisë lokale në Shkodër dhe u koordinua nga ekspertët e sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, të cilët kishin nisur hetimet prej të paktën 1 muaji, nisur fillimisht nga ankesat e shoqërive të tjera kabllore në Shkodër, të cilat paguanin rregullisht faturat. Ata duket se janë ndier të dobët para fuqisë së Gjurbaviajve, pasi Aleksandëri, vëllai i Aldinit ishte bashkëpronar në këtë shoqëri dhe te kabllorë të tjerë, por edhe anëtarë të tjerë të familjes ishin emëruar në postet drejtuese të kompanive kabllore.

Më tej, specialistët kundër krimit ekonomik kanë survejuar lëvizjet e të dyshuarit si dhe monitoruan për javë të tëra transmetimet e këtij kabllori. Mësohet se pala e policisë shqiptare ka kontaktuar me përfaqësues të shoqërisë “Digitalb” nga e cila ishin marrë pamjet nga ndeshje futbolli, filma, etj. Prej “Digitalb” përfaqësuesit e policisë kanë marrë përgjigje se nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë shitjeje valësh me kompaninë shkodrane si dhe vetë kompania “Digitalb” ka denoncuar grabitjen e valëve. Kjo platformë kabllore, sipas Policisë së Shtetit, përfaqësonte shembullin e qartë të abuzimeve të rënda me normat e zakonshme të një shteti normal, ku bizneset respektojnë njëra-tjetrën.

Marrë si një këshillë dhe kërkesë e Europës, respektimi i të drejtave të autorit dhe lufta ndaj piraterisë televizive, duket se do të jenë tashmë në fokus të punës së Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit e specifikisht antikrimit ekonomik. Nga eksperiencat e mëparshme vlen të theksohet fakti se të gjithë të arrestuarit e mëparshëm, pra pronarë të kapur apo të proceduar të shoqërive kabllore, janë lënë të lirë nga gjykatat shqiptare, pak ditë pas ndalimeve. E themeluar në 28 maj të këtij viti, kjo shoqëri e kishte selinë në rrugën “Daut Boriçi” dhe kishte objekt “Ushtrim ekskluziv i veprimtarisë radiotelevizive-operator transmetimi, televizion kabllor, shërbim interneti, shërbim telefonie”.

Mirëpo, mbi 37-vjeçarin tashmë rëndon akuza se ai transmetonte në kundërshtim me normat mbi të drejtën e autorit, të drejtave televizive, të pronësisë intelektuale, si dhe ligjin penal në drejtim të shkeljes së markës tregtare. Akti nga KKRT është aprovuar më 31.05.2011 dhe te përshkrimi thuhet “Të licencojë shoqërinë “Cable Albania Shkodër” sh.p.k., duke e autorizuar të funksionojë si operator televiziv privat kabllor për “Cable Albania Shkodër”, për një periudhë prej 6 vjetësh nga data e hyrjes në fuqi të kësaj licence për të mbuluar me sinjal qytetin Shkodër. Sipas QKR-së, në datë 9 janar 2012, është vendosur ndryshimi i administratorit të shoqërisë, ku është shtuar administratori Aldin Gjurbavija, nga data 09/01/2013 në datën 09/01/2018 dhe është larguar administratori: ("Pranverë Drenusha".

Pronari shtoi pikën e joeksluzivitetit
Në QKR thuhej se më 16 shkurt 2012 u vendosën disa ndryshime në objekt. Ishte “Import eksport, prodhim e inçizim të audiove, video kasetave dhe CD. Import eksport, tregëtim të prodhimeve elektronike. Ushtrim të drejtash si platformë prezantimi të drejtash televizive. Grupimin e të gjithe aktivitetit për prodhim, rregjistrim, incizim, import, eksport tregtim audio, video CD dhe DVD, pra të mbajtësve të zërit apo edhe të zërit dhe të figurës, në departamentin "Albanian Production".) Ndërkaq, shtesa, përveç gjithë pjesës së larpërmendur, nis me pjesën “Përkthim, redaktim, titrim, dublim, lokalizim të prodhimeve televizive.

Blerja e disponueshme e lehtësive dhe/ose shërbimeve një sipërmarresi tjetër, sipas kushteve të përcaktuara, në bazë eksluzive ose joeksluzive, shërbimeve të komunikimeve elektronike. Akses në elementët e rrjetit dhe fasiliteteve shoqëruese, të cilat mund të përfshijnë lidhjen e paisjeve në mënyrë fikse ose jofikse (në veçanti kjo përfshin akses të hapur në rrjetin lokal dhe akses në fasilitet dhe shërbimet e nevojshme, për të ofruar dhe mundësuar shërbimet e bazuara në rrjetin lokal. Akses në infrastrukturën fizike, përfshirë ndërtesat, tubacionet dhe kullat. Akses në sistemet e softëare-ve përkatëse, përfshirë sistemet, që ofrojnë funksionalitet të njëvleftshëm. Aksesin në rrjete fikse apo të lëvizshme. Aksesin në shërbimet e rrjeteve virtuale"

faksimile
 
Shkrimi u publikua sot (27.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja