“Arrestimi” i shpendit “ të rrezikshëm” u bë në afërsi të kufirit me Pakistanin nga oficerët indianë të cilët e pikasën atë, pasi ai mbante një adrese dhe një numri telefoni.
Mesazhi i stampuar që ju gjet ishte pak e vështirë të deshifrohej dhe shkaktoi konfuzion tek policën indianë pasi shënimi ishte në gjuhën Urdu, gjuha kombëtare e Pakistanit dhe numri i telefonit ishte gjithashtu i shkruar në gjuhën pakistaneze.
Policia tha se nuk u gjetën mesazhe të tjera por gjithsesi masat për ruajtjen e kufirit vijuan të qëndronin në gadishmëri të plotë. Inspektor i lartë i policisë, Rakesh Kaushal Pathankot tha për Times of India se deri tani nuk është gjetuar asnjë i dyshur edhe pse shpendi është ruajtur gjatë gjithë kohës.
“Asgjë dyshuese nuk është gjetur, por ne e kemi mbajtur shpendin në ‘paraburgim’. Ky është një rast i rrallë i një zogu nga Pakistani që kapet këtu. Ne kemi kapur disa spiunë. Zona është e ndjeshme, duke pasur parasysh afërsinë e saj me Jammu, ku infiltrimi është mjaft i zakonshëm”, - tha ai.
Pëllumbi u gjet në një ditë kur midis dy vendeve po zhvillohej një takim për sigurinë midis zyrtarëve të policisë së dy vendeve.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)