JERUSALEM - Policia izraelite arrestoi gjashtë të dyshuar në kuadër të hetimit për vrasjen e të riut palestinez të rrëmbyer disa ditë më parë në Jerusalemin lindor dhe gjetur i djegur, njoftoi sot e përditshmja Haaretz.

Nuk është dhënë asnjë informacion tjetër, hetimi i është nënshtruar censurimit mediatik, por policia ka pranuar sot, për herë të parë, se kjo vrasje është kryer për motive politike.
Të dyshuarit e arrestuar nga policia izraelite në kuadër të këtij hetimi janë hebrenj ekstremistë", theksoi një burim zyrtar izraelit.

"Personat e arrestuar në lidhje me këtë çështje i përkasin një grupi ekstremist hebre", deklaroi një zyrtar izraelit nën mbulimin e anonimatit./ATSH/ 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)