Policia: Ja akset problematike
shoferë kujdes, përdorni zinxhirë

Policia: Ja akset problematike<br />shoferë kujdes, përdorni zinxhirë
Policia e Shtetit informon në lidhje me situatën më të fundit në akset rrugore në shkallë vendi. Sipas njoftimit të policisë së shtetit të dërguar sot në mëngjes në orën 09:00 situata në akset rrugore rezulton:

Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm,
7. aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
10. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm.
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat janë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet në Has dhe Tropojë, por me ere të fortë. po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Arras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat janë më të ulëta se dje, reshjet e dëborës me më pak intensitet dhe në zonat e thella. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm, por ka ngrica,
2. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm, por ka ngrica,
3. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm, por ka ngrica,
7. akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
8. akset Bogë – Theth dhe Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet
për pastrimin e tyre,
9. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
10. aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
11. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat janë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës bien me më pak intensitet në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi,
2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorjeve, sidomos në autostradë.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
1. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë
janë të kalueshme me zinxhirë,
2. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë.
Temperaturat janë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet dhe në zonat malore. Po punohet në vazhdimësi me entin
pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës i kalueshëm pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.


Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm
dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për: Respektimin e normave të shpejtësisë. Mospërdorimin e pijeve alkoolike. Përdorimin e rripit të sigurimit.  Shmangien e parakalimeve të gabuara. Përdorimin e kaskave mbrojtëse. Përdorimin e dritave jo verbuese. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bologna leksion Romës, e mund 1-3 në 'Olimpico' dhe tremb Juventusin! Motta: Krenar për këtë ekip

VIDEO/ Bologna leksion Romës, e mund 1-3 në 'Olimpico' dhe tremb Juventusin! Motta: Krenar për këtë ekip