Policia: Ja situata e rrugëve
në të gjithë vendin

Policia: Ja situata e rrugëve<br />në të gjithë vendin
Policia e Shtetit  jep situatën në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore.
Njoftimi u bë në orën 10: 23
Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për
mjete të vogla,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm
6. aksi Krumë – B. Curri dhe Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë
me vështrësi,
7. aksi Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i PA kalueshëm,
9. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Në të gjitha akset nacionale në këtë Qark po punohet për pastrimin e
rrugës dhe hedhjen e kripës. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta
dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në
të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm
me zinxhirë,
2. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
5. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
7. aksi Ostren - Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
8. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe
shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve
për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Qaf Çelë – Pukë - Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
4. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
5. akset Koplik – Razëm, Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të
pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
6. aksi Qafë Mali – Dardhë- Fierz i pakalueshëm,
7. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe
shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve
për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,
2. aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë
me vështirësi,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e
kalueshme. Po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e
kripës dhe skorieve në rrugë për shkak të ngricave gjatë natës.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për
pastrimin e tij si dhe po hidhet kripë në bashkëpunim me entin pronar
të rrugës.
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafa Plloç - Qafë Thanë kalohet me
zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë - Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë –
Voskopojë janë të pakalueshme
3. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet me zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i pakalueshëm,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë me vështirësi.
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi