Policia: Jan Prengën e çuan pa shenja jete në resortin 'Golden'...identifikimi i autorëve, vetëm nga burimet tona

Policia: Jan Prengën e çuan pa shenja jete në resortin 'Golden'...identifikimi i autorëve, vetëm nga burimet tona

TIRANË - Policia e shtetit thotë se të gjitha informacionet për pengmarrjen dhe më tej vrasjen e Jan Prengës, janë marrë nga burime policore "duke përdorur të gjitha teknikat speciale të hetimit të miratuara nga Prokuroria dhe Gjykata". Mbi analizimin e këtyre informacioneve - thotë policia në një njoftim zyrtar - u krijua bindja se Jan prenga mund të mbahej peng në resortin "Golden" në Shijak në pronësi të Altin Hajrit, ky i fundit i shpallur në kërkim. Sipas policisë, ka prova të pakundërshtueshme se Jan Prenga, "ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete".

Njoftimi zyrtar i Policise se Shtetit 

Sqarim për opinionin publik, në lidhje me pengmarrjen me pasojë vdekjen e shtetasit J. P.  dhe punën e Policisë nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Nisur nga publikimi i disa lajmeve në disa media vizive dhe të shkruara, në lidhje me  veprimet e kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit të marrë peng më datë 17 janar 2020, si dhe mbi spekulimin në lidhje me dinamikën e ngjarjes, informojmë opinionin publik se lajmet janë tërësisht të pavërteta.

Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit ka informuar publikun e gjerë nëpërmjet zëdhënësit të saj mbi ecurinë e veprimeve procedurale të kryera në vazhdimësi, në lidhje me pengmarrjen e shtetasit J. P.  Grupi i posaçëm hetimor,  pasi  siguroi  informacione nga burime policore dhe duke përdorur të gjitha teknikat speciale të hetimit të miratuara nga Prokuroria dhe Gjykata  në përfundim të analizimit të informacioneve të siguruara krijoi bindjen e plotë të bazuar mbi prova  se shtetasi J. P. mund të mbahej peng në resortin në pronësi të shtetasit A. H., banues në Shijak. Mbi bazën e këtyre informacioneve u hartua plan-operacioni dhe u zhvillua operacioni policor i koduar "Resorti".

Duam të theksojmë se Policia e Shtetit disponon prova të pakundërshtueshme se shtetasi J. P.  ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete.  Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë krim, si dhe për gjetjen e trupit të shtetasit J. P.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij hetimi, si dhe shqetësimin e familjarëve, të cilët janë duke pritur për gjetjen e trupit të shtetasit J. P., kërkojmë mirëkuptimin e gazetarëve dhe  analistëve që të mos publikojnë të dhëna  të pavërteta që dëmtojnë ecurinë e hetimeve dhe shkaktojnë akoma më shumë traumë psikologjike tek familjarët, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për publikimet e lajmeve të pavërteta dhe lidhje të tyre me këtë ngjarje. Policia e Shtetit është e hapur për të bashkëpunuar me median dhe publikun, por gjithmonë në hapësirat e lejuara nga ligji dhe në interes të së mirës së përgjithshme.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabian: 30/01/2020 18:11

    Mesoni te shkruani ne menyre profesionale o e nderuar Polici e Shtetit. "Kemi prova", provat i merr prokuroria, shqyrtohen e vleresohen ne gjykate. Te "pakundershtueshme"??? Provat kundershtohen ne procesin e gjykimit penal, sipas KPP. Mesoni te shkruani se late nam

    Përgjigju
    • O jurist kristali: 30/01/2020 22:41

      Kpp dhe gjith kodet e tjere kan akoma flete pas hyrjes, si i merrka prokuroria provat mer trim ? Ke ngju najher prokurori shkencore ti ? Un kam ngju dhe pa polici shkencore o zog ! E pra qe prokurori ben procedurat me provat e mbledhura konform ligjit nga policia dhe ja paraqet gjykates duke dhene pretencen per te pandehurin, rolet jane te ndara o i zgjuari i 2020, lexo e kthjellohu or majk.

  • Agim: 30/01/2020 17:46

    Kta skan as gje threr per veq qe te gjith pa perjashtim jan hajdudate popllit as gje meshum kujt i plasi per virusa e per popllin si e si me vjedh mashum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer