Policia: Kemi dhe 4 në kërkim
Akuza: S’kemi firmosur ndalime

Policia: Kemi dhe 4 në kërkim<br />Akuza: S’kemi firmosur ndalime
Katër ditë nga arrestimi i 9 personave si pjesë e një grupi kriminal, ku pjesë e tyre ishte dhe nipi i ishdiktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha si dhe një biznesmen ndërtimi nga Vlora Gentian Gjonaj, burime nga policia e Shtetit bëjnë me dije se janë dhe katër persona të shpallur në kërkim.

Ky informacion jo zyrtar nga policia, nuk konfirmohet zyrtarisht nga prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët shpjeguan se hetimet po kryhen me intesitet të lartë, por në fakt deri në ditën e djeshme nuk është firmosur asnjë urdhër- ndalimi, për personat që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet narkotrafiku. Ndërkohë, ndryshe nga prokuroria një ditë më parë kryepolici Artan Didi deklaroi nga Kukësi se në ditët në vijim do ketë arrestime të tjera, dhe se për këtë çështje vijojnë jetë mbahen të angazhuara dhjetëra forca të policisë dhe agjentë në terren.

Mes personave të shpallur në kërkim, duket se është dhe shtetasi Genci Xhixha, një 38 vjeçar nga Tirana por banues në Kubë. Ai mendohet se është njeriu që blinte drogën në Kubë dhe Kolumbi, për llogari të një grupi në Turqi dhe Shqipëri. Nga sa mësohet Xhixha ka pasur lidhje të ngushta që në fëmijëri me Ermal Hoxhën, ndërkohë që për çdo blerje ky i fundit e paguante me euro. Tashmë, hetimi do të zbardhë me imtësi dhe rolin e plotë të Xhixhas. Ai ka hyrë disa herë në Shqipëri, por sërisht është larguar.

Tashmë tabulatet telefonike dhe provat e tjera do zbulojnë lidhjen e tij me këtë grup.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?