Policia: Në veri 17 akse të bllokuara

Policia: Në veri 17 akse të bllokuara
Sipas policisë së Shtetit janë 17 akse në veri të vendit të cilët janë të pakalueshme. Ndërsa akset e tjera janë të kalueshme, por me vështirësi dhe është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më intensitet në Has dhe Tropojë dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i pakalueshëm,
4. aksi B.Curri – Fierzë i pakalueshëm,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm,
7. aksi Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Kukës - Topojan i pakalueshëm,
9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm me zinxhirë,
10. aksi Shëmri – Kukës, i kalueshëm me zinxhirë,
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më intensitet në Has dhe Tropojë dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i pakalueshëm,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8. aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet dhe në zonat e thella, por ka një erë të fortë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm, por ka ngrica,
2. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë, por ka ngrica,
3. aksi Qaf Çelë – Pukë, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Puke - Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica,
7. akset Koplik – Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
10. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm,
11. aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës bien me më pak intensitet në Pukë dhe Malësi të Madhe, por ka një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi,
2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme dhe po punohet me entin pronar të rrugëve për normalizimin e situatës.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm me zinxhirë.
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë –Korçë, i kalueshëm me zinxhirë
2. aksi Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë, të kalueshme me zinxhirë,
4. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë,
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet edhe në zonat malore, por me një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset e tjera rrugore të këtij qarku lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti