NORVEGJI - Një fëmijë 10-vjeçar kishte vjedhur makinën e prindërve të tij dhe pasi e ndaloi policia deklaroi se ishte një xhuxh që kishte harruar patentën në shtëpi.  Djali, i cili jeton në Oslo, vodhi çelësat e makinës dhe së bashku me motrën e tij 18 muajshe u nisën për në shtëpinë e gjyshërve që jetojnë 60 kilometra larg tyre.

Por, pas 10 kilometrash, djali humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga. Fatmirësisht ai dhe motra e tij nuk pësuan asnjë dëmtim. Një shofer tjetër pa makinën që kishte dalë nga rruga dhe lajmëroi policinë.

Pasi në vendngjarje mbërriti policia, 10-vjeçari i tha oficerit të policisë se ishte një xhuxh dhe e kishte harruar patentën e tij në shtëpi. Kjo gjë bëhet e ditur nga një zëdhënës i policisë.

Edhe pas kësaj ngjarje, polici nuk ngriti padi ndaj prindërve të 10-vjeçarit.

"Ne kemi biseduar me prindërit e tij dhe unë jam i sigurt se ata do të tregohen më të kujdesshëm në të ardhmen për fëmijët e tyre dhe për çelësat e makinës", tha oficeri i policisë, Baard Christianses.


(v.gj/shqiptarja.com)