Policia në gatishmëri për sezonin turisti, Jaupi: kohët e fundit kanë hyrë drogëra të reja! Flotë detare policore për të kontrolluar plazhet

Futja e drogërave të forta në zonat turistike, kryesisht në plazhe, siç pak ditë më parë në Dhërmi, turistë të huaj u arrestua duke shitur, “GHB”, drogë sintetike që nxit abuzimin seksual, ka vënë në lëvizje policinë

“Kemi një plan të hollësishëm, pjesë e këtij plani është në zona bregdetare, ku kemi pasur shqetësimin, janë droga të importuara kohët e fundit, janë marrë masa nga agjentë të policisë, nga burime të inteligjencës”, u shpreh Rebani Jaupi.

Ngjarja e Potamit vitin e kaluar, ku efektiv policie goditi për vdekje të miturën e shoqëruar me prindërit, përbën ende alarm për drejtuesit e Policisë së Shtetit.

“Është ngritur dhe funksionon Njësia Policore Detare, e cila do të monitorojë të gjithë hapësirën ujore, nëpërmjet një flote nga 35 mjete lundruese Jet Ski dhe trupe policore prej 105 punonjësish policie”, u shpreh Sokol Bizhga.

Në 6 muajt kontrollet u përqendruan tek mjetet lundruese, dhe ata me shkelje u gjobitën.

“Janë bllokuar e ndëshkuar me masa administrative, që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj, 76 mjete lundruese, pasi operonin në kundërshtim me ligjin”, u shpreh Bizhga.

Pas nuk mbetet edhe lufta kundër kanabis sativa. Deri tani janë asgjësuar gati 8 mijë rrënjë në të gjithë vendin.

“Janë kryer 67 operacione për goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i të cilave janë asgjësuar 74 767 fidanë dhe bimë narkotike, si dhe 3 296 fara kanabisi”, vijoi Bizhga.

Në gjysmën e parë të vitit 2023 në pikat kufitare kanë hyrë dhe dalë 2.5 milionë më shumë shqiptarë dhe të huaj.

“Janë përpunuar në hyrje dhe në dalje, 11 638 099 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 3 341 786 mjete shqiptare dhe të huaja”, tha Sokol Bizhga.

Vëmendje të veçantë gjatë këtij sezoni veror do t’i kushtohet edhe ndotjes akustike. Policia e Shtetit thotë se nuk do të toleroj asnjë abuzim të muzikës së lartë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës