Zbatimit i rregullave për lëvizjen e lirë në pikat kufitare është kontrolluar këtë të hënë në pikën kufitare me Greqinë në Sopik të Gjirokastrës, kontroll i cili kryhet pas urdërit të kreut të policisë Haki Cako, për zbatimin e regjimit dhe procedurave për zonën shengen.

Drejtuesja e Policisë Kufitrare, Aida Hajnaj, e shoqëruar dhe nga shefi i marrëdhënieve me publikun në policinë e shtetit, Genti Mullai, kanë ndjekur nga pranë proceduar që aplikohen në këtë pikë për kalimin e shtetasve dhe intervistat që kryejnë policët kufitar.

Pika kufitare Sopik është një pikë kalimi drejt Greqisë në zonën malore të Gjirokastrës dhe në këtë pikë mungon regjimi doganor dhe janë efektivët e policisë ata që shërbejnë për 24 orë duke kryer kontrolle për çdo lëvizje.

Kjo pikë kufitare është e një rëndësie të veçantë për sa i përket kufirit të gjelbër dhe efektivët e policisë, 18 të tillë, shërbejnë me turne përgjatë 24 orëve. Masat e marra në pikat kufitare shqiptare përgjatë 2 javëve të fundit kanë ulur numrin e të depërtuarve nga vendet e BE si dhe azilkërkuesve.

sopik
 (Policia gjatë kontrollit në Sopik të Gjirokastrës)

sopik
  (Policia gjatë kontrollit në Sopik të Gjirokastrës)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com